CEZ: Nuk e parashikojmë dot rritjen e konsumit

Sipas CEZ, duke nisur nga qershori i vitit 2009 e deri më tani, faturat e blerjes së energjisë janë kryer në mënyrë korrekte.
“Që në muajin e parë të blerjes se kompanisë, CEZ i ka paguar kompanisë KESH shumën prej 2.7 miliardë lekësh borxhe të trashëguara që OSSH i kishte kompanisë KESH. Ne e njohim borxhin prej rreth 55 milion euro të trashëguar kur kemi marrë në menaxhim sistemit të shpërndarjes dhe jemi në një diskutim intensiv me KESH, OST, dhe Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Ekonomisë për të bërë rakordimin e borxhit neto që kompanitë i kanë njëra-tjetrës, dhe per te gjetur mënyrën e duhur të pagesës së këtij borxhi”, thekson reagimi.
Më tej thuhet se CEZ Shpërndarje është e interesuar që ky borxh të rakordohet dhe të paguhet nga të gjitha palët. Gjithashtu CEZ Shpërndarje sqaron se planifikimi vjetor i konsumit të energjisë elektrike që i është dërguar në fillim të vitit kompanisë KESH ka qenë bazuar në mesataren konsumit të tre viteve të fundit të abonentëve të kompanisë CEZ Shpërndarje.
“Kompania nga ana tjetër nuk mund të parashikoje në mënyrë absolute rritjen e konsumit për shkak të ndryshimeve klimaterike, rritjes së numrit të klientëve, rritjen e linjave të prodhimit të kompanive që ka në portofol, apo rritjen e konsumit për shkak të rritjes ekonomike në vend. Te gjitha këto janë faktorë që rrisin konsumin e energjisë elektrike çdo vit. CEZ Shpërndarje nuk bën eksport të energjisë elektrike. Energjia qe kompania blen nga KESH shkon e gjitha për të furnizuar kërkesat e abonentëve shqiptare ndaj të cilëve ajo ka për obligim furnizimin me energji elektrike”, përfundon deklarata. /S.Ll/Start/
2011-11-23 14:40