E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev kritikon mosdhënin e çmimit për Putin

Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka kritikuar vendimin për anulimin e dhënies së çmimit, të demokracisë gjermane për Vladimir Putin. Fondacioni privat që ndan këtë çmim, kishte zgjedhur kryeministrin rus si fitues për këtë vit.

Por, organizatorët kanë thënë se i janë nënshtruar një “presioni të papërballueshëm” për anulim, përfshirë dhe “kërcënimet” nga laureati i 2009-ës, ish-presidenti çek, Vaclav Havel.

Pas takimit me kancelaren Angela Merkel në Hanover, Medvedev tha se anulimi i vendimit “tregon frikë dhe mungesë pajtimi".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›