E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talebanët përgënjeshtrojnë vdekjen e liderit të tyre

Talebanët kanë përgënjeshtruar vdekjen e liderit të tyre Mullah Omar. Ata kanë deklaruar se nuk kanë dërguar mesazhe telefonike, që lajmëronin vdekjen e liderit të tyre.

Talebanët shprehen gjithashtu se telefonat e tyre janë pirateruar nga të huajt. “Omar është i gjallë dhe raportet janë vetëm propagandë kundër udhëheqësit tonë dhe të misionit tonë", tha zëdhënësi i Zabihullah, Nujahid.

Kjo nuk është hera e parë e përhapjes së lajmit për vdekjen e Mullah Omar, sepse edhe në muajin maj u përhap në mediat botërore lajmi se lideri i talebanëve kishte vdekur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›