Kosovë, priten njohje pas miratimit të OKI-së

Kuvajti dhe shtete të tjera, pritet të njohin pavarësinë e Kosovës.
Rezoluta për Kosovën e Organizatës së Konferencës Islamike, e miratuar ditë më parë, duket se u ka hapur rrugën edhe njohjeve nga kjo konferencë.
Pas kësaj rezolute të OKI-së, Kosova pret njohje të reja nga shtete të tjera. Njohjet do të jenë individuale, por jo në afat të shkurtër kohor.
“Kuvajti është ndër vendet që është duke e shqyrtuar mundësinë e njohjes”, ka thënë, ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja.