E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Shtyrja e dialogut me kërkesë të ekipit kosovar

“Dialogu Prishtinë-Beograd është shtyrë, për shkak se palëve u duhet më shumë kohë për të rënë dakord lidhur me disa çështje”, tha kreu i delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviç.

Ai ka sqaruar se bisedimet janë shtyrë, sepse ekipi i Prishtinës ka kërkuar që gjatë takimeve dhe diskutimeve të preken edhe elemente të shtetësisë së Kosovës, gjë që Beogradi nuk ka mundur ta pranojë. Takimi, i cili ishte parashikuar për t`u zhvilluar ditën e sotme, është anuluar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›