E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev, ky ndjekës besnik i Putinit

I zgjedhuri i Kremlinit për President në 2008-ën shihet si një nga të paktët liberalë në "oborrin" e Putinit. Ai jo vetëm është zëvendëskryeministri i parë, por edhe presidenti i gjigandit "Gazprom". 42 vjeç, avokat nga Leningradi i dikurshëm (Shënpetërburgu i sotëm), biri i një profesori që u bë edhe vetë asistentprofesor në Universitetin shtetëror të Shën Petërburgut në vitet ‘90-të. U angazhua në këshillin e qytetit dhe iu bashkua ekipit të çështjeve të jashtme të Putinit si konsulent. Këtu nis udha e tij drejt "majës". Ndryshe nga Putin, Medvedev nuk ka një background që vjen nga KGB-ja sovjetike, apo pasuesja e saj, FSB-ja e sotme. Dihet se Medvedev nuk i pëlqen "etiketimet", e konsideron ideologjinë të dëmshme dhe nuk është anëtar i ndonjë partie politike. Ai e konsideron veten një demokrat: "Ne jemi të ndërgjegjshëm se asnjë shtet jodemokratik nuk është bërë ndonjëherë me të vërtetë i prospertë dhe kjo për një arsye të thjeshtë: liria është më e mirë se mungesa e lirisë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›