E Diel, 1 Nëntor 2026

"DigitAlb" shton kanalet dhe kualitetin e transmetimit

Me afrimin e fundvitit dhe festave që e shoqërojnë atë, kompania "DigitAlb" pasuron platformën e saj me kanale të reja, si dhe me një tjetër sistem transmetimi, që e rendit ndër vendet e para në Evropë për nga avanca teknologjike. Fjala është për sistemin HD, që ofron një kualitet të lartë në figurë dhe audio. HD është fjala e fundit e teknologjisë audiovizuale dhe pak vende në Evropë e kanë të aplikuar. "DigitAlb" është mes tyre, duke u bërë kështu dhe një nga platformat që mund të konkurrojë denjësisht në audiencën evropiane. Sistemi HD (hight definition) do përbëjë dy kanale në platformë, me një programacion miks, ku përfshihen filma, sport, dokumentarë, spektakle etj. Pra, nuk do të jenë kanale të specifikuara në një gjini, por do përmbledhin shumë të tilla. E reja dhe e veçanta e këtyre dy kanaleve është pikërisht cilësia e lartë e transmetimit. Lajm tjetër i mirë dhe surprizë që vjen nga platforma "DigitAlb" është shtimi i kanaleve me filma. Do jenë katër të tilla të reja: Digifilm 5, 6, 7, 8, të cilët do të transmetojnë filma 24 orë. Filmat e transmetuar në këto kanale do të jenë të të gjitha gjinive dhe nuk do të ndërfuten në specifikën e Digifilm Autor, i cili transmeton filmat që mbajnë firmat e më të mëdhenjve të kinemasë botërore, apo Digifilm Premierë, ku transmetohen produksionet më të fundit hollivudiane. Po ashtu, në platformën "DigitAlb" shtohet dhe një kanal i ri, Folk +, që do të transmetojë 24 orë muzikë popullore shqiptare. Kështu, me këtë kanal kompletohet hapësira e shijeve në të gjithë aspektin e audiencës shqiptare, duke përfshirë dhe atë shtresë shoqërore që është e prirur nga gjinitë e muzikës tradicionale. Kanali i ri muzikor i bashkëngjitet kanalit tjetër ekzistues, My Music, po me transmetim 24 orë dhe që përfshin të gjitha prurjet e reja të muzikës shqiptare mbarëkombëtare dhe asaj botërore. Po ashtu, platforma "DigitAlb" shton dhe kanalet erotike, nga një ekzistues si Chanel X, në tre të ngjashme XX, XXX, 4X, të cilat sigurisht që do të jenë të koduara, me kusht që të kenë akses vetëm moshat e rritura. Javë më parë, kompania njoftoi dhe për shtimin e dhjetëra kanaleve prestigjioze botërore, informative dhe argëtuese, pa asnjë ndikim në çmim.

Me të gjitha këto risi, platforma "DigitAlb" bëhet e pakonkurrueshme në hapësirat mbarëshqiptare; e vetmja për nga numri i kanaleve dhe larmia e programacionit, por dhe për aplikimin e sistemit HD, me katër herë më tepër cilësi figure dhe audio, nga ajo që kemi parë deri më sot, gjë e rrallë dhe për hapësirat evropiane.

Më tej akoma, platforma "DigitAlb" përmbledh në kanalet e saj të gjitha prurjet audiovizuale shqiptare. Kështu, ajo u ofron shqiptarëve kudo në botë një atdhe sa virtual, aq edhe real, pasi në këtë pikë është njësoj sikur të ndodhen në Shqipëri, sepse aty ndodhen të gjitha kanalet shqiptare, me të gjitha profilet dhe target/audiencat përkatëse. Me sasinë e kanaleve që ofron "DigitAlb", kjo platformë i mjafton kujtdo që pretendon të ketë në shtëpi një ekran sa më dinamik, të pasur e të larmishëm. Aty është Shqipëria, por aty është e gjithë bota. E sheh dhe e shijon duke qëndruar në vend. Mjaft të shtypësh butonat, sipas asaj që të ka ënda të shohësh. Ndaj, thuhet se "DigitAlb" ecën me hapin e kohës...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›