E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev mbërrin në Beograd nën masa të larta sigurie

BEOGRAD-Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev mbërriti sot në Beograd në orën 11:00 për të nisur vizitën e parë të tij në shtetin e Serbisë.
Agjencitë serbe të lajmeve bënë të ditur se Medvedev dhe delegacioni i tij mbërriti gjysëm ore me vonëse në Pallatin e Serbisë, Beogradi I Ri ku dhe u prit me një ceremoni ushtarake nga presidenti serb Boris Tadic.
Pak para pritjes nga Tadci, Medvedev u prit në aeroport nga Zëvendëskryeministri Ivica Daçiç PD dhe ministri i jashtëm Vuk Jeremiç. Ata iu drejtuan Pallatit së bashku me kryeministrin Mirko Cvetkoviç.

Dy presidentët Medvedev e Tadic fillimisht po mbajnë një takim kokë më kokë dhe më pas delegacionet e tyre do të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh të përbashkëta. Zyrtarisht është bërë e ditur se Medvedev do të ndalet kryesisht në pikat e forcimit të partneritetit strategjik dhe çështjet ekonomike.
Kushtet për akordimin e huasë Serbisë nuk janë bërë të ditura ende, por ministri rus i Financave, Alexei Koudrine, ka përmendur në fillim të muajit një hua që mund të arrijë në një miliard euro.
Kjo hua pritet të shërbejë për shlyerjen e defiçitit buxhetor të Serbisë dhe të bëjë të mundur investime në projekte të ndryshme të infrastrukturës.
Ndërkohë një numër i madh ushtarakësh dhe forca sigurie janë përqëndruar në Beograd ku dhe do të zhvillohen takmet e Medvedev.
Rreth 6.000 oficerë të policisë janë sot në detyrë gjatë vizitës Medvedev. Presidenti rus, i cili do të ketë kaluar rreth tetë orë në kryeqytet, do t’u adresohet më pas me një fjalim edhe deputetëve në parlamentin serb.
Mes tyre nuk mungojnë as forcat ushtarake ruse që kanë mbërritur para një jave dhe ndodhen sot të veshur civilë nëpër Beograd.
Serbia e ka pritur me emocione të vecanta këtë vizitë e lajmëruar ditë më parë. E ndërkaq rreth 570 gazetarë, 55 ruse, 40 nga rajoni dhe jashtë vendit presin konferencat për shtyp të Medvedev me krerët serbë.

Kjo është vizita e parë e një presidenti rus në Beograd, që pas shkëputjes së Malit të Zi nga unioni me Serbinë në vitin 2006.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›