E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aiovo Orav, ambasador i BE-së në Shkup

Diplomati estonez Aivo Orav është ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoni. Lajmi bëhet i ditur nga kabineti i përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Ketrin Eshton.
 

Orav do të zëvendësojë ish-ambasadorin Piter Sorensen, të cilit pas tre muajve të mandatit në Maqedoni, udhëtoi drejt Sarajevës, ku ishte caktuar në detyrën e përfaqësuesit special të BE-së për Bosnjë-Hercegovinë.
 

Ambasadori estonez Aivo Orav është diplomat me karrierë. Ai ka lindur në Talin dhe është 46 vjeç. Ka kryer detyrën e ambasadorit estonez në Turqi, ku kishte mbuluar edhe tre shtete të tjera të Lindjes së Mesme. Ndërkohë detyra e tij në Maqedoni në cilësinë e ambasadorit të Bashkimit Europian do të nisë nga fundi i muajit të ardhshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›