E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e veriut nuk lejojnë të kalojë KFOR-i dhe EULEX-i

Një kolonë e automjeteve të KFOR-it dhe EULEX-it nuk është lejuar të kalojë nga serbët në fshatin Zupç, në aksin Mitrovicë - Zubin Potok.
 

Autokolonat e KFOR-it dhe të EULEX-it kanë qëndruar për 20 minuta të bllokuara nga serbët të cilët kanë pranuar të lejojnë të kalojnë vetëm trupat e KFOR-it. Por pas refuzimit nga ana e KFOR-it ato janë kthyer mbrapsht për në Mitrovicë.
 

Njëkohësisht, në fshatin fqinj Jagenicë, pjesëtarët e KFOR-it kontrollonin të gjitha automjetet që qarkullonin nga Zveçani në drejtim të Zubin Potokut apo anasjelltas, raportojnë mediat serbe.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›