Seuli: Jo armiqësi ndaj Koresë së Veriut

Koreja e Jugut po përpiqet të mos shfaqë armiqësi ndaj Penianit, duke deklaruar se kthimi i stabilitetit në vendin komunist është në interes të azisë.
Presidenti Lee Myung Bak i bëri këto komente në një takim me deputetët kryesorë të Parlamentit të Seulit, bën të ditur agjencia e lajmeve “Yonhap”.
Seuli zyrtar do të dërgojë një negociator të rëndësishëm në Pekin për bisedimet mbi situatën në Korenë e Veriut pas vdekjes së liderit Kim Jong il.
Ndërkohë, mediat shtetërore të Koresë së Veriut vazhdojnë të raportojnë për homazhe masive në nder të “liderit të dashur”, që ndërroi jetë të shtunën si pasojë e një ataku në zemër.
Mediat shtetërore u kanë bërë thirrje qytetarëve koreano-veriorë që të mbeten të bashkuar nën drejtimin e trashëgimtarit të tij, të birit Kim Jong un, që është etiketuar si “trashëgimtari i madh”.