E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev-rusëve: Hiqni dorë nga dhënia e rryshfeteve

Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, shprehu sot me keqardhje se korrupsioni vazhdon të jetë pjesë e pandarë e jetës së rusëve dhe se përpjekjet kundër këtij problemi nuk do mjaftonin në se populli vazhdon të japë ryshfete.

"Siç e dimë, korrupsioni ka dy fytyra. Kjo nuk është e mjaftueshme për të ndëshkuar personat që marrin rryshfete pasi personat që ju japin nuk janë më pak të pafajshëm. Dhe fatkeqësisht, një numër i madh personash në vendin tonë janë pjesë e kësaj shkeljeje'', deklaroi Medvedev gjatë një takimi në Kremlin.

''Nuk janë vetëm ato që ju japin rryshfete të majme zyrtarëve publikë të punësuar në nivele të ndryshme, por gjithashtu edhe ato që kryejnë shkelje në jetën e zakonshme pa u menduar'', shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›