Pavarësia e Kosovës, GJND jep vendimin në 22 korrik
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta bëjë të ditur vendimin mbi legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 22 korrik.
Qëndrimin e GJND-së do ta bëjë publik në orën 15:00 presidenti i kësaj gjykate, Hisashi Ovada. Mendimin e GJND-së e ka kërkuar Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, me nismën e Serbisë.
Gjatë debatit që është zhvilluar në këtë temë, nga data 1 deri më 11 dhjetor, 2009, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, përfaqësuesit e 14 shteteve kanë mbështetur legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa 12 të tjerë kanë pasur qëndrim tjetër.