E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Vlerësoj qëndrimin e ndërkombëtarëve

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, ka vlerësuar qëndrimin dhe përkujdesjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar pas protestave të dhunshme të opozitës në datën 21 janar.
 

“E vlerësoj se është shumë e rëndësishme t`i referohemi një konstatimi të tyre, tashmë të qartë, se dhuna është e palejueshme të përdoret si mjet për të arritur qëllimet politike. Dëshiroj t`ju siguroj se qeveria është duke reflektuar. Ajo ka shprehur vullnetin për të krijuar të gjitha mundësitë për realizimin e një hetimi ndërkombëtar për atë çfarë ka ndodhur. Gjithashtu, ajo ka reaguar, duke anuluar edhe mitingun e saj paqësor dhe kundër dhunës të ditës së shtunë”.

Ndër të tjera, Haxhinasto ka theksuar se qeveria është e angazhuar të realizojë të gjitha detyrimet e saj për kthimin në normalitet të aktivitetit të institucioneve, dhe se tashmë po përfundon plani i punës për realizimin e 12 prioriteteve të Opinionit të Bashkimit Evropian. Këto prioritete janë të domosdoshme që Shqipëria të vazhdojë në proçesin e saj të integrimit me qëllim që papërgjegjshmëria politike e shoqëruar me mjete të dhunës të mos pengojnë dhe të mos vonojnë proçesin e integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›