Medvedev takohet me udhëheqësit e BE-së

Presidenti rus, Dimitri Medvedev pritet të mbajë sot takime në Bruksel, me udhëheqësit e Bashkimit Evropian.
Është ky samiti i fundit i Medvedevit me udhëheqësit e BE-së, para se të largohet nga detyra e presidentit, për t`i lejuar kryeministrit aktual, Vlladimir Putin, të fillojë garën për t`u rikthyer në krye të presidencës.
Bisedimet e sotme pritet të mbulojnë marrëdhëniet ekonomike Rusi-BE, dhe më pas bashkëpunimin në fushën energjetike, lëvizjen drejt mundësisë së lejimit të udhëtimit pa viza të qytetarëve rusë në BE dhe mundësitë rreth ndihmës financiare, për të stabilizuar eurozonën.
Udhëheqësit e BE-së gjithashtu pritet që të shfaqin shqetësimet e tyre lidhur me progresin e zhvillimeve demokratike në Rusi, si dhe gjendjen e pas zgjedhjeve të 4 dhjetorit, të cilat ngjallën protesta në gjithë vendin, nën dyshimet për manipulim të votave.