E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet banda italo-shqiptare, 29 në pranga

Një aksion i suksesshëm i policisë italiane ka bërë të mundur arrestimin e 29 personave, pjesë e një grupi kriminal. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se operacioni është zhvilluar në disa zona të Italisë mes të cilave Leçe, Bari, Brindisi, Napoli, Milano e Torino.
 

Hetimet mësohet se janë kryer nga Guardia di Financa dhe nga prokuroria e Romës. Hetuesit kanë zbuluar grupin italo-shqiptar dhe një tjetër grup italo-maroken të përfshirë në trafikun e drogës.
 

Antimafia raportohet të ketë sekuestruar në këtë operacion 684 kilogram marijuanë, 64 kilogram hashash, 5 kilogram heroinë dhe 1 kilogram kokainë. Bashkë me lëndën narkotike është sekuestruar edhe një gomone.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›