Prokuroria: Raporti i ministrisë, tendencioz. Është shkelur ligji

Prokuroria e përgjithshme ka reaguar në lidhje me raportin e ministrisë së drejtësisë mbi inspektimet e kryera në prokurori duke e cilësuar atë me natyrë tendecioze pasi sipas saj faktet janë ngritur deri në rangun e rekomandimeve.
Gjithashtu sipas prokurorisë, ministria ka përdorur të dhënat statistikore të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2011, duke i manipuluar dhe duke paraqitur shifra ndryshe nga çfarë janë në realitet.
Sipas prokurorisë raporti ka dhënë konkluzione për ligjshmërine e vendimeve të mosfillimit, vendimeve të pushimit, vendimeve të dergimit në gjykim dhe të regjistrimit të procedimeve penale, duke dalë jashtë kontekstit të nenit 56, pasi për ligjshmërinë e vendimarrjes së prokurorëve vendosin gjykata ose prokurori më i lartë.
Gjithashtu Prokuroria thekson se hetimet për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë nuk janë hetime penale dhe nuk mund të gjykohen dhe vlerësohen nga Ministria e Drejtësisë.
Për sa i takon politikës së dënimit, Prokuroria thekson se ministria ia faturon organit të akuzës, ku në fakt nuk ajo që bën politikën e dënimit, por gjykatat me vendimet e tyre bëjnë politikën e dënimit në tërësi dhe për vepra penale në veçanti.
Gjithashtu Prokuroria thekson se gjuha dhe terminologjia e përdorur në këtë raport e kordinuar kjo me manipulim të shifrave jo vetëm të statistikës së prokurorisë por edhe të përqindjeve të prokurorive të kontrolluara të shkallës së parë tregojnë qartë mosprofesionalizmin e kontrolleve dhe ushtruara, tendencën në sensin negativ të shfaqur në këto kontrolle, duke devijuar nga fryma e ligjit që ka për qëllim që nëpërmjet kontrolleve, të përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme aktiviteti profesional i prokurorisë.