E Diel, 1 Nëntor 2026

Meg Rajan: E kam vuajtur tradhtinë

Meg Rajan e Denis Kuaid ishin konsideruar si një nga çiftet më të bukur të Hollivudit, por lidhja e tyre nuk ka qenë fushë me lule, përkundrazi. Këtë e ka deklaruar së fundi vetë aktorja që luan në filmin e njohur 'C'è posta per te'. E intervistuar nga revista 'InStyle', ajo ka rrëfyer se ka qenë vazhdimisht e tradhtuar nga bashkëshorti.

“Denisi nuk ka qenë kurrë i ndershëm në raport me mua dhe kjo më ka bërë të vuaj shumë”- ka shpjeguar Rajan. Ajo ka treguar me sinqeritet se ndarja me bashkëshortin ka qenë një çlirim i vërtetë. “Hoqa dorë nga ajo që thoshin të tjerët, apo që mund të mendonin në raport me martesën time, sepse kisha dëshirë të merrja sërish në duar jetën time”- ka thënë më tej ajo.

Pas zërave që përfolën ndarjen, ka qenë prapë aktorja që sqaron se nuk ka qenë takimi me Rasëll Kroun gjatë xhirimeve të filmit, shkaku i thyerjes së martesës së saj.

"Ndryshe nga ajo që është shkruar, nuk ka qenë Crowe, shkaku i kurajës sime për t’i dhënë fund martesës me Denisin. Isha shumë keq dhe shkatërrova gjithçka, duke ia mbathur edhe nga Rasëlli"- thotë ajo.

Meg Rajan e Denis Kuaid u martuan në ditën e Shën Valentinit në vitin 1991, pasi kishin punuar së bashku në dy filma. Aktorja pranoi propozimin e tij, pas premtimit që ai i kishte bërë për t'u dezintoksikuar nga droga dhe alkooli. Gjatë jetës së tyre në çift për 9 vjet, çifti ka një fëmijë, Xhek Henrin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›