E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Papunësia sështë parë e lidhur me arsimin

Durrës- Në vijim të turit të tij “Dialog me Shqipërinë”, kreu i PS-së, Edi Rama është ndalur në Durrës. Rruga e ideve për të ardhmen e PS-së në sektorin e arsimit ka vazhduar të kristalizohet në qytetin e Durrësit në një takim me mësues dhe pedagogë të këtij qyteti.

Duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit kryesocialisti iu referua statistikave që tregojnë se në qarkun e Durrësit 84% e mësuesve të arsimit bazë janë më shkollë të mesme, ndërsa në bashkinë e këtij qyteti 70 % e mësuesve të arsimit bazë janë me arsimin e mesëm. Sitiatë që ai e ka cilësuar të patolerueshme dhe e paimagjinueshme për vetë sistemin arsimor në vend.

“Njëra nga të dhënat më shqetësuese sot në Shqipëri, është papunësia, por për fat të keq, politika asnjëherë nuk e ka parë seriozisht të lidhur me arsimin. Nuk e ka parë asnjëherë të lidhur problemin e të nesërmes së atyre që sot janë në bankat e shkollës apo në auditorët e universitetit, si një problem që nuk mund dot të zgjidhet drejt në rast se sot jo vetëm nuk përgatitet për t’u zgjidhur, por agravohet”- tha Rama.

Sipas tij, në programin e kësaj qeverie është shkruar e zezë në të bardhë, që arsimi profesional, do të zinte 45 %. Por, sot jemi kaq larg kësaj shifre, qoftë edhe sikur të besojmë, se shifra zyrtare prej 14% është reale, por në fakt, edhe shifra zyrtare prej 14 % nuk është reale, por e rrejshme. “Pikërisht për arsye se arsimi ynë profesional nuk është në gjendje t’i pajis ata që e ndjekin, me instrumentet për t’u integruar në tregun e punës dhe nga ana tjetër, është një strukturë pa lidhje me tregun e punës”- tha ai.

Rama ka theksuar se vendi ynë mbetet një vend me marrëdhënie skandaloze mes arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional. Sipas tij, kemi një shifër zyrtare 1 me 7, pra në 1 që shkon në arsimin profesional, 7 shkojnë në arsimin e përgjithshëm. Ndërkohë, që në qarkun e Durrësit, ku ka një papunësi të madhe, jemi në raportin 1 me 19.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›