Pse i duam, urrejmë dhe i trembemi makinave?
A mendoni se Reno Tuingo ka një fytyrë të qeshur? Se Volksvageni “Beetle” duket i trembur? Apo që BMV-ja është e zemëruar?
Në një studim të fundit shkencëtarët thonë se ne jemi të prirur t’i skanojmë fytyrat njerëzore për të marrë një informacion, madje edhe kur shohin një makinë.
Njerëzit, si të gjitha kafshët, kanë aftësinë për të “matur” dikë sa hap e mbyll sytë. Duke parë një fytyrë për vetëm një të dhjetën e sekondës jemi të aftë për të nxjerrë si përfundim nëse personi është mik apo armik, i huaj ose i afërm – një mekanizëm mbijetese parahistorik, që mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes.
Për të parë nëse ky refleks shtrihej dhe te automjetet, një grup kërkuesish nga Universiteti i Vjenës pyetën40 të rritur, gjysma gra dhe gjysma burra, që të vështronin parakolpin e 38 modeleve të automjeteve, të gjitha të së njëjtës ngjyrë.
Kërkuesit si fillim i klasifikuan “shprehjet” e makinave duke përdorur një system të kompjuterizuar të përmasave të standardizuara për fytyrat njerëzore që tregon shkallën e feminilitetit ose burrërisë, dhe emocioneve të ndryshme, të bazuara në përmasat dhe pozicionin e tipareve të fytyrës.
Më pas ata u kërkuan pjesëmarrësve t’i rendisnin “fytyrat” e makinave sipas 19 kritereve: “Fytyra” ishte më shumë si fëmijë apo si i rritur? Miqësore apo armike? Mashkullore apo femërore? Ishte arrogante? E lumtur? E frikësuar? Agresive?
Pjesëmarrësve iu kërkua gjithashtu të thonin nëse parakolpi i makinës u dukej si fytyrë dhe nëse po, ngjante me njerëzit apo kafshët. Në fund ata zgjodhën makinën që pëlqenin.
Mbi tre të katërtat thanë se 90% e makinave u ngjasonin me fytyrat dhe të gjithë vlerësonin dritat si “sytë” dhe radiatorin si “goja”.
Klasifikimi i tyre emocional ishte pak a shumtë i njëjtë me atë të realizuar nga kompjuteri, sipas eksperimentit. Sa për preferencat, si burrat edhe gratë treguan një pëlqim për makinat që i përshkruanin si të “pjekura”, “dominuese”, “burrërore”, “arrogante” dhe “të zemëruara”, karakteristika të cilat kërkuesit i vunë nën listën “pushtet”.
“Tendenca për ta interpretuar parakolpin e makinave si fytyrë mund të jetë rezultat i një gabimi në strategjitë menaxhuese, të cilat kanë evoluar në mënyrë që të mos ngatërrohen me fytyrat”, shprehet autorët.
Teoria e gabimeve në menaxhim shikon rrjedhojat e gabimeve në gjykim. Në termat evolucionarë, fytyrat janë treguesi më i shpejtë i një rreziku potencial.
Hapi tjetër mund të jetë përcaktues se si perceptimi ynë i “fytyrave” të automjeteve ndikon në sjelljen tonë për blerjen dhe drejtimin e automjeteve, duke ofruar përfitime të mëdha për tregtarët, por gjithashtu duke ndikuar në sigurinë e rrugës”, shprehen kërkuesit.