E Diel, 1 Nëntor 2026

Megan Fox vazhdon t’i urrej rrjetet sociale

Megan Fox është njëra nga yjet që nuk do të publikoj foto të saja në rrjete sociale më, ose të paktën për një kohë. 

Aktorja, e cila ishte cilësuar si femra më seksi e botës në vitin 2009, ka mbyllur llogarinë e saj në Twitter vetëm pesë ditë pasi që e kishte hapur atë, pavarësisht numrit prej 280.000 ndjekësve që morri për një kohë kaq të shkurtër.

Nëna e re, iu bashkua Twitter-it pak orë pasi që nisi të qarkullonte një post, “RIP Megan Fox”, sipas të cilës thuhej se ajo kishte vdekur.

Mbylljen e profilit të saj në Twitter ajo e lajmëroi përmes një postimi në faqen e Facebook-ut ku shkroi:
“Disa prej juve mund të keni vërejtur se e kam mbyllur llogarinë time në Twitter. Kam menduar se përfundmishit 2013 do të më lidhë me rrjetet sociale, por unë vazhdojë t’i urrej ato. Unë ju dua, por asnjëherë nuk do të jem ajo vajzë. Për mua edhe Facebook nganjëherë më duket i vështirë për tu mirëmbajtur”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›