Megatecet me qymyr, kafshata që zor kapërdihen
Prof.asc.Sazan GURI
E çuditshme me një pjesë të qytetarisë shqiptare për veprat energjetike në vend. Skeptikë për rritjen ekonomike apo me kërkesa ndaj zhvillimit të qëndrueshëm. Antiglobalistë apo pretenciozë në kontrollin ekologjik të veprave me bazë fosile. Liberalë, vasalë, arrogantë, brigantë ndaj investimeve të huaja apo racionalë, të përmbajtur dhe alternativë.
Djaj që rreken me detaje apo ekspertë që kërkojnë kontroll inxhinierik dhe më së fundi përfaqësim qytetar për të dhënë atë që ndryshe quhet ndihmë e madhe. Çfarë? Që të ndihmosh në atë, që dikush në vendimmarrje ka nevojë ta dijë. Dilema. E tashmja, kurrë nuk ka për ta vërtetuar, njëherësh çështje që e ardhmja do ta zbulojë.
Ç`po ndodh kështu me qytetarin e shqetësuar shqiptar për bëmat energjetike? Kur energjinë e prodhonim nga uji, i kallëzonim si vepra gjigante të varura nga fatmoti dhe me të drejtë termoenergjetistët e vendit thërrisnin për ndihmë faktorin TEC, që më së paku e më së shumti lipsej një apo ca deri në nivelet 300, ja të themi 400 MW për të siguruar bazën e piramidës së konsumit apo të pikut të energjisë ditore të vendit. Kur u mendua që energjia të prodhohej nga fosili naftë në Gjirin e Vlorës, me të drejtë reagimi i qytetarëve të shqetësuar nuk mungoi të anatemonte këtë lloj TEC-i dhe atë lloj zgjedhje sheshi, dhe nuk vonuan të jepnin zonat alternative të ngritjes së tyre si në Porto Romano apo në Seman. Dhe vjen dita, kur realisht ato po mendohen të ngrihen pikërisht në këto zona. Në pamje të parë, duket se çka mbolle korre. Dakord, kështu ende vazhdojmë të mendojmë, s`kemi të prishur me sheshzgjedhjet. Por, kush e tha që TEC-i duhet 1600 MW? Cila është formula që lidh parametrat klimaterikë, fizikë dhe ekologjikë me produktin 1600 MW të ENEL-it apo me produktin 600 MW të greko-gjermanëve apo 100-300 MW të KESH-it, që mendohen të instalohen aty pari. Sa është gjatësia e valës (e landës) së komunikimit që lidh qytetarinë e rajonit me vlerën apo dëmin e këtyre jo pak bëmave energjetike, aq më tepër kur opinioni qytetar duhet të rridhte në formë kaskade. A ka studim, ku të rezultojë që TEC-i është më i mirë se turizmi për këtë zonë. E tha kush e tha.
E tha Kryeministri i asokohe italian, Prodi, që aksh TEC do të ngrihet në një zonë bregdetare shqiptare dhe është proces i panegociueshëm. E thanë kapedanët e kompanisë greko-gjermane që duam të ngrenë akshënin tjetër TEC, se atje tej në Selanik nuk na lenë ca si qytetarë grekë të bezdisur. E tha kryeministri i tanishëm italian, ju mbetjet energjetike (hirin e qymyrit, CO2-shin), ca thërrime si taksë qiraje trualli dhe ne energjinë e pastër. E tha edhe vendimmarrësi ynë, që pa e patur as në axhendën ëndërr të një nate vere, as në planet strategjike energjetike dhe pasi bënë të bllokohen për 18 vjet veprat hidrike dhe pasi bënë të mos freskohen as një metër kabëll elektrik, si të detyruar në kor po nxitojnë të stisin në kushte krize vepra si supertece, super era, supergaze që edhe një shtet perëndimor do t`ia kishte zili. Sigurisht, nuk na shkon roli i njërës prej gjërave më të neveritshme të njerëzimit, si ajo e varfanjakut mendjemadh, por po aq nuk na shkon as roli i një urtësie matufe, që të pranojmë kaq lehtazi rolin e një pasaniku të përtej detit prej rrenacaku, ku raporti interes investitori-përfitim vendi, siç do ta shohim më poshtë është i shkelur. Mos harro, interesa dhe injoranca të tilla, shpesh janë dy gjëra që të shtypin.
Le të vijmë tek TEC-i 1600 MW me lëndë bazë qymyrin, që mendohet të bëhet realitet në Porto Romano. E vërteta është, për të gjithë ata që janë të friguar nga përdorimi i kësaj lënde, se kohët e fundit gjithë bota industriale po i kthehet me të drejtë kësaj lënde, për shkak të rezervave të mëdha, ndryshe nga fosili naftë e gaz, për shkak të lehtësirave rrugëtuese detare e portuale, ndryshe nga mundësia e aksidenteve të fosilit naftë, dhe së fundi, ndryshe nga TEC-et e mëparshëm me qymyr, për shkak të gjetjes dhe zbatimit të teknologjive kimike të filtrave desulfur e denoix që zvogëlojnë deri në 85% të çlirimeve në ajër. Edhe sheshin Porto Romano, le ta mendojmë natyralisht të stisur, zonë që në krahasim me zonat e tjera bregdetare anon për nga zhvillimi industrial, megjithëse është zona me livadhin më të madh të posedoniave dhe me arkeologjinë më të fshehur detare e bregdetare. Por, se sa e aftë është kjo zonë, që të mirëpresë kapacitete të tilla "të panegociueshme", është analiza mjedisore që të vjen në ndihmë, që të jep atë që nuk e njeh, që të mëson atë se ç`mund të ndodhë, që të jep se si mund ta rregullosh atë që ndodh, dhe të jep atë që është më e shtrenjtë për të gjithë ne mbrojtjen e mijëra jetë njerëzish.
1. Si është e mundur që qindra faqe përshkrimi teknik e teknologjik nuk i nënshtrohen një oponence apo recense nga pala e zotit mikpritës, se të paktën do t`i këshillonin ku të gjenin hartat e fundit shqiptare dhe jo ato të kohës së bashkëpunimit me rusët të përdorura në studimet e tyre? Apo vetë kadi vetë padi!
2. A nuk duhet ne të zotët e shtëpisë (mbetjembajtësit) të njohim përmbajtjen e squfurit në qymyrin e ardhur?
3. A nuk mundet ne truall ofruesit të kontrollojmë mënyrën e transportit të qymyrit nga deti në tokë, i cili në emër "gjoja të mos ndotjes" paralajmërohet se do të futet nga deti direkt e në furrnaltë, në një kohë, kur ky, vendi fqinj përtej detit, ende akuzohet nga Brukseli, se ku i venë mijëra tonë mbetje të rrezikshme?
4. Dihet se dy njësitë e TEC-it me nga 800 MW secila plus dhe atë greko-gjerman do të kërkojnë rreth 1000 tonë qymyr/orë ose rreth 25.000 tonë qymyr/ditë, që do të japin rreth 150 tonë hi/ditë, që nuk i ngjet një mbetje familjare, por asaj të rrezikshme. Pyetja është se detyrë e kujt është sistemimi i kësaj tip mbetjeje? I atyre që e bëjnë apo e jona me thërrimet e lëna?
5. Si mund të hartohet një raport i vetëm i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis - VNM, kur aty pari, do të zënë vend disa tipe linjash teknologjie, si transporti detar i qymyrit, tranziti i tij tokë-det, njësia e parë e TEC-it prej 800 MW, njësia e dytë po aq, njësia e tretë (hipotetike) e greko-gjermanëve, kablli 400 kV nënujor drejt Italisë, kablli tjetër po aq volt Porto Romano-Tiranë, kur secila nga këto meriton analizë përkatëse mjedisore dhe mandej akumulative.
6. Thuhet se filtrat do të kapin 80-85% të çlirimeve të squfurit, të pluhurave, të blozës dhe të oksideve të azotit. Pra, do të mund të kemi 6-7 herë më pak çlirime të tilla në ajër. E vërtetë, se kështu mund të jetë. Por, do të shpëtojnë 15% të tyre prej funksionimit të një TEC-i 1600 apo 2300 MW, që i bie 20 herë më tepër se po të ishte 100 MW ose tri herë më shumë se e një TEC-i të tillë pa këto filtra. Përgjithësisht, Bota dhe vetë Europa komandon TEC-e të kategorisë 60-100 MW.
7. Si mundet që në ato qindra faqe studimi teknik nuk diskutohet për asnjë rresht se si do të menaxhohet dioksidi i karbonit CO2 ose gazi karbonik, që nuk do të jenë pak, por fiks dy herë më tepër (8 milionë tonë a më shumë/vit) se çlirimi i sotëm në vend. Sigurisht, sot vendi ynë nuk ka detyrime për këtë lloj emetimi në ajër sipas protokollit të Kiotos. Po nesër?! Kush do ta paguajë atë?!. Si do të kompensohet ajo?! Cili pyll dhe sa pyje duhen mbjellë sot, që të sekuestrojnë këtë karbon nesër? Ç`taksa do të mblidhen sot për lirimet e karbonit që të mundim ta kapin atë nesër. Ju kujtojmë, se ajo kuotohej në dhjetor '08, me 45-50 euro/toni, vendet nordike e kuotojnë kurdoherë jo më pak se 55 euro/toni, mesatarisht në Europë karboni kuotohet rreth 30 euro. Po ne? Të paktën ta vlerësojmë 10 euro/tonin, që do të thotë të paktën 80 milionë euro vetëm nga këto TEC-e, që duhet t`i përkasë këtij populli. Hajde mos ji qytetar i shqetësuar, madje i nevrikosur, madje me grushte mos të pushosh së rrahuri tavolinën. Ndaj qytetari durrsak, duke qenë se ndjehen zhurmat e TEC-it deri në 15 km dhe ai Tiranas, duke qenë se ndjehen blozat deri në 50 km, duhet të jenë si grerëza në vesh të shtetit, që shpesh vendos si luan.