Ndahet nga jeta violonçelistit Sazan Binjaku
U nda nga jeta violonçelisti, Sazan Binjaku. Megjithë sëmundjen që u shfaq tinëzisht verën e kaluar, ai nuk u nda nga skena gjithë stinën dimërore të kaluar. Mori pjesë para një jave në turneun e fundit të Orkestrës së TKOB në Greqi dhe vetëm dy ditë u largua nga provat, pa rënë në sy, sikur nuk deshi të trondiste përgatitjet për çeljen e sezonit 2009. Binjaku ka punuar gjatë në TKOB, fillimisht si një nga pjesëtarët e grupit emërmirë “Na bashkoi kënga popullore” dhe më pas në Orkestrën Simfonike të institucionit. I gjallë dhe aktiv gjithmonë. I përkushtuar ndaj jetës familjare dhe me aftësi muzikore të shumanshme, kështu do ta kujtojnë atë miqtë, shokët e formacionit muzikor dhe i gjithë institucioni. Violonçelisti u nda nga jeta mbrëmjen e së dielës, duke lënë pas me largimin e tij të papritur shumë dhimbje, por edhe shumë kujtime për familjarët dhe kolegët.