E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Apel për ndryshimet në kodin zgjedhor

Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga përfundimi i mandatit të komisionit për reformën elektorale, ambasadori I OSBE-së, Eugen Wollfarth bën apel për të përmbyllur sa më parë ndryshimet në kodin zgjedhor.
Duke folur ekskluzivisht për Ora News, nga studio e impovzuaur të  emisionit "Mengjes ekpress" në Vlorë, kreu i prezencës së OSBE-së e cilesoi refomën zgjedhore si një hap të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë, reforme e cila duhet të sjellë stabilitet në vend.

"Komisioni i reformës zgjedhore po punon për përfundimin e reformës. Duhet të them se refoma zgjedhore është një hap i madh për të ardhmen e shqipërisë dhe duhet të përfundojë sa më shpejt . Refoma duhet të sjellë sa më shumë stabilitet politik në vend", u shpreh ai.

Ambasadori Wollfarth vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria në një vit , duke veçuar funksionimin e parlamentit, zgjedhjen e avokatit të popullit edhe miratimin e ligjit për gjykatën administritve.
Por veç politikës, diplomati Wollfart ndau edhe emocionet e pjesëmarrjes për të dytën herë radhazi në Albania Open, në kamponatin e fluturimeve organzuar nga Federate e Aeronatikës Shqiptare.

Intervistën e tij, ambasadori Wollafrth e mbylli me premtinin se do jetë sërish mik special I Albania Open edhe vitin e ardhshëm.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›