Ndryshon LDK

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk do t’i bllokojë reformat kushtetuese dhe zgjedhore kur ato të dalin për votim në Kuvend.
Pavarësisht se disa anëtarë nga partia e tij patën paralajmëruar diçka të tillë në shenjë revolte për mosrespektimin e marrëveshjes ndërmjet liderit të tyre, Hashim Thaçit e Behgjet Pacollit, e cila parasheh mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese.
Burime të Expressit brenda LDK’së, të mërkurën kanë thënë se në rast se marrëveshja e treshes nuk gjen zbatim, në Kuvend kjo parti nuk do t’i votojë vetëm amendamentet që rregullojnë kompetencat e Presidentit të shtetit.
Ato nuk do të marrin votën e deputetëve të Mustafës, ngase ky i fundit nuk dëshiron që Presidentja aktuale, Atifete Jahjaga, e cila është produkt i marrëveshjes së liderëve, t’i gëzojë kompetencat e reja.
“Ai nuk e konsideron Atifete Jahjagën si Presidente legjitime, sepse ka ardhur në pushtet si pasojë e marrëveshjes, e jo nga votat e qytetarëve, ndërsa amendamentet kushtetuese janë bërë për një President, i cili zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Për këtë, Kryetari nuk dëshiron që zonjës Jahjaga t’ia japë ato privilegje, andaj ka vendosur që të mos i votojë amendamentet”, ka thënë një zyrtar i LDK’së për Express.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...