E hershme ideja e Kuçit për traktat

Derisa analisti politik, Behxhet Shala ka thënë se një traktat i tillë nuk do të pranohet nga Serbia për momentin, lideri i lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka vlerësuar se për një traktat të paqes me Serbinë së pari duhet që FSK-ja tëshndërrohet në ushtri të Kosovës.
Analisti politik, Behxhet Shala këtë propozim e ka vlerësuar të parealizueshëm për momentin. Ai ka thënë për “Epokën e re” se ofensiva deritanishme ndaj Kosovës ka dëshmuar se ky shtet nuk është në gjendje të nënshkruajë një traktat çfarë ka propozuar, Kuçi.
“Në kohën kur Serbia nuk na ka pranuar si shtet, kur mundohet me çdo kusht të na shkatërrojë si shtet, në kohën kur po bëhen plane si ta ndajë Kosovën dhe po lobon nëpër botë që të mos njihet pavarësia e Kosovës, kjo është dëshmi e mjaftueshme se nuk është e gatshme të mos bëjë asnjë marrëveshje që është në favor të Kosovës, përfshirë edhe traktatin e paqes”, ka thënë Shala.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qenë nder të paret që ka reaguan ndaj kësaj ideje, Kurti në një opinion ka thënë se Kosova nuk mund të bëjë traktat paqeje pa pasur ushtri.
“Për çfarë traktati paqeje me Serbinë flet Kuçi, kur Kosova s`ka ushtri? Paqe bëjnë ushtritë. Traktati i paqes ishte marrëveshja për Kosovën e Kumanovës ndërmjet NATO-s dhe Ushtrisë jugosllave, të kryesuar nga gjeneralët e Milloshoviqit”, ka thënë Kurti.
Ndërsa zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka vazhduar ta mbrojë idenë e tij, duke thënë se pas çdo konflikti në mes shteteve, vendoset traktati i paqes.