Mustafa: Kosova gjithmonë i ka besuar Amerikës

Mustafa tha se populli i Kosovës gjithmonë i ka besuar Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe do të vazhdojë që këtë besim ta kultivojë edhe në të ardhmen.
Kryetari i Prishtinës me këtë rast tha se e tërë administrata komunale, në këta muaj është e koncentruar në realizimin dhe përfundimin e projekteve që janë paraparë të realizohen në këtë vit.
Mustafa dhe Degnan biseduan edhe për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, me ç’rast theksuan se sundimi i rendit dhe ligjit është parësore për zhvillimin ekonomik, uljen e numrit të papunësuarve dhe thithjen e investimeve të huaja.
Sa i përket përmbylljes së fazës se pavarësisë se mbikëqyrur, Mustafa dhe Degnan pohuan se Kosova ka arritur me sukses t’i përfundoj obligimet ndërkombëtare dhe tani më janë pjekur kushtet që faza e mbikëqyrjes se pavarësisë të përmbyllet.