Meha: Nuk ka ndryshim kufiri Kosovë-Maqedoni
Anëtarët e komisionit qeveritar të Kosovës për demarkacionin e kufirit, kanë deklaruar se 98 % e vijës kufitare me Maqedoninë deri më tani është përfunduar, por nuk shprehen optimist që ky proces të përfundojë brenda këtij viti. Prof. Murat Meha, anëtar i këtij komisioni, është shprehur se po punohet në aspektin teknik që të përfundojë edhe 2 %-shi i vijës së papërcaktuar në vendin e quajtur Kodra e Furrës, vend ky i cili është vlerësuar si pikë më delikate gjatë tërë këtij procesi. "Nuk ka asnjë ndryshim të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë dhe i gjithë procesi i demarkacionit vlerësohet i suksesshëm", kanë deklaruar anëtarët e komisionit të qeverisë së Kosovës për demarkacionin. Sipas prof Murat Meha 98 % e vijës kufitare me shtetin e Maqedonisë është përfunduar dhe se ky përkufizim nënkupton se interesi i shtetit është ruajtur, sikur se edhe interesi individual i banorëve të fshatrave kufitare. Ai tha se interes kombëtar është që procesi i demarkacionit të përfundojë me të gjitha shtetet përreth. Deklarimet e mëhershme të palës maqedonase se kufiri ka përfunduar, për anëtarin tjetër të komisionit gjeneral Behar Selimin, procesi konsiderohet i përfunduar deri sa të fillojë mirëmbajtja e vijës kufitare.
Ai u shpreh me tej optimist se çështja e demarkacionit do të zgjidhet në favor të qytetarëve kosovarë, të cilët prej disa vitesh nuk mund te shfrytëzojnë tokat e tyre.
Ai u shpreh me tej optimist se çështja e demarkacionit do të zgjidhet në favor të qytetarëve kosovarë, të cilët prej disa vitesh nuk mund te shfrytëzojnë tokat e tyre.