Bashkimi Bankar prioritet i KE-se

Komisioni europian ka kërkuar një reformë në arkitekturën e Eurozonës për të përballuar pikat e dobëta. Komisioneri për cështjet ekonomike dhe monetare Olli Rehn ka theksuar se rruga më e mirë është ajo drejt bashkimit monetar për të siguruar stabilitetin e euros. Me këtë temë ka nisur sesionin e ri parlamenti europian ku kanë marrë pjesë komisionerët e BE, Rehn, Barnier dhe Almunia
Rehn e ka quajtur strukturën e re si “Eurozona 2” duke shpjeguar se BE do t’i paraqesë këshillit europian në tetor raportin e parë mbi reformat që do të zbatohen menjëherë sic është supervizioni bankar ndërkohë që në muajin dhjetor do të jepet një dokument final në të cilin do të shqyrtohen të gjitha ndryshimet e traktatit të bashkimit monetar.
“Shumë shpejt jemi të bindur të spostojmë supervizionin e instituteve kredituese në nivel europian ashtu sikurse përpjekjet e mëtejshme të parashikuara për krijimin e një unioni të plotë bankar. Janë masa të nevojshme për të siguruar stabilitetin e një ekonomie europiane të integruar dhe për të thyer lidhjen negative mes vendeve dhe bankave”.
Sipas Rehn kontrolli unik do të aplikohet në të gjitha vendet e eurozonës dhe mbi të gjitha bankat e bllokut.
“Sic kemi parë në vitet e fundit edhe institutet e vogla kredituese mund të jenë të zbuluara nga këndvështirimi sistemik dhe të shkaktojnë tensionë në tregjet financiare sic është rasti i Northern Rock, Anglo Irish e Bankia”-tha komisioneri Rehn.
por ministri gjerman i Financave Ëolfgang Schouble e ka kundërshtuar një qasje të tillë të Bankës qëdrore duke thënë se kontrolli duhet të mbështetet vetëm në bankat më të mëdha të Eurozonës. Sipas kryefinancierit gjerman BQE nuk ka mundësi që të monitorojë 6000 institucione financiare në Bashkimin Europian.