Mëhilli: Kryeministri Berisha, asnjë negociim për dorëzimin e autorit Muka, ka dënuar krimin

Zëdhënësja e kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, përgenjështroi sot publikisht lajmin në një të përditshme në vend, sipas të cilave kreu i qeverisë dhe dy deputetë të Vlorës, kanë negociuar për dorëzimin në Polici të Ilir Mukës, autorit të aksidentit në Himarë, ku mbeti i vdekur shtetasi Aristotel Guma. Sipas zëdhënëses së kryeministrit, lajmi është thjesht një sajim dhe tërësisht i pavërtetë. Ajo vuri në dukje se kryeministri Berisha përveç deklaratës publike për dënimin e aktit dhe kërkesës ndaj organeve të rendit për gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorit të krimit nuk ka bërë asnjë hap tjetër siç pretendon e përditshmja.
...