Mëhilli:Rama sulme ndaj Partisë Popullore Evropiane
"Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare dhe në vazhdim, Edvin Kristaq Rama dhe suita e bllokmenëve të rinj në instiktin më të egër të etërve të tyre biologjike dhe historike, kanë ndërmarrë sulme kundër Partisë Popullore Europiane, organizatës që grupon mbi 52 parti të Qendrës së Djathtë Europiane dhe personaliteteve të këtyre partive". Kështu u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli në një konferencë për shtyp në lidhje me mbledhen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS-së.
"Partia Demokratike e Shqipërisë, dënon sulmet dhe shpifjet e ulta të punistëve të rinj ndaj Partisë Popullore Europiane, partisë që grupon sot partitë në pushtet në Gjermani, Francë, Itali dhe shumicën e vendeve anëtare të BE-së, si sulme të frymëzuara fund e krye nga trashëgimia hoxhiste" shtoi më tej Mëhilli.
Ajo shtoi gjithashtu se në këtë grupim politik, janë forcat politike, që me votën e tyre kanë luajtur rol vendimtar në anëtarësimin e Shqipërisë në KE, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në firmosjen dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe BE-së, në vendimin historik të datës 16 Nëntor të pranimit të kërkesës së Shqipërisë për procesin e integrimit të plotë në BE si dhe në heqjen së shpejti të vizave për Shqipërinë.