Masakra e 1997-ës, dëshmon Agim Shehu

Dëshmon në gjykatën e krimeve të rënda për masakrën e qafë gjashtës ish zëvendësministri i Brendëshsm dhe njëkohësisht drejtori i policisë së Shtetit Agim Shehu. Në senacën e ditës së mërkurë Shehu ka pohuar se ka qenë ai që i ka urdhërar punonjësit e policisë së bashku edhe me Sokol Bizhgën për në Sarandë ku do të ringrinin komisariatin e këtij qyteti. Më tej ai ka pohuar se vartësit e tij e kanë urdhëruar se ishin kërcënuar dhe nuk mund të ringrinin sërisht komisariatin. Ndërsa për masakrën e datës 5 mars 1997 ku ka mbetur i vrarë një punonjës policie sipas ish zëvendësministrit të brendshëm Shehu e ka mësuar një ditë më vonë. Ndërsa sipas prokurorisë së krimeve të rënda mësohet se sapo punonjësit do të largoheshin nga qyteti bregdetar janë ndaluar nga një makinë e tipit benz dhe mes punonjsve të policisë Gjergj Mehmeti së bashku me Sokol Bizhga, Myzafer Blushi dhe Eduart Aliaj, dhe atyre që ndodheshin në makinë ka nisur një shkëmbim zjarri ku ka mbatur i vdekur polici Gjergj Mehmeti ndërsa të tjerët janë larguar. Për lëtë ngjarje janë arrestura 5 persona.