E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mehmeti do të huazohet

Eksperienca e Agon Mehmetit në Palermo nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi kosovar ishte transferuar gjatë janarit nga Malmo në ekipin sicilian, por nuk arriti të bind me kualitetin e tij atëherë kur iu dha rasti.

I ardhur në Serie A si një ‘Ibrahimovic i ri’, futbollisti kosovar u paraqit vetëm në tri ndeshje, duke mos lënë gjurmë. Prandaj, klubi i presidentit Maurizio Zamparini duket se nuk llogarit në 22 vjeçarin për sezonin e ardhshëm.

Sipas ueb faqes golsicilia.it, klubi Rosanero po planifikon ta huazojë Mehmetin në ndonjë klub të kategorive më të ulëta të futbollit italian. Ish përfaqësuesi i U-19 e U-21 të Suedisë shpreson të ketë një sezon pozitiv me shpresën që të rikthehet në Palermo i përgatitur, siç bëri portieri Samir Ujkani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›