Higuain: Mourinho më bindi të rri në Real

Jose Mourinho, gjatë takimit që e patën të dyja palët.
Trajneri portugez i kishte premtuar se do të luajë rol të rëndësishëm në ekipin nga La Liga. Argjentinasi pëlqehej nga ekipe si Manchester City, Paris Saint-Germain e Juventus, por ai nuk e ka ndërmend të ikën nga kampionati spanjoll.
“Fakti që Mourinho foli me mua dhe mbështetja nga familja dhe nga shokët e skuadrës, bënë që unë të vendos të rri dhe të jem optimist për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Higuain në konferencë për shtyp.
– “Këtë vit jam i gatshëm të filloj të punoj në fillim të para sezonit dhe do të mundohem ta shfrytëzoj çdo sekondë. Ndihem i fuqishëm. Jam i ngazëllyer, njëjtë si ditën e parë kur kam arritur këtu. Do të luftoj njëjta siç pata bërë në ditën e parë kur kisha ardhur. Unë jam i uritur dhe nuk dorëzohem lehtë”, deklaroi 24 vjeçari, i cili ka realizuar 22 gola në La Liga sezonin që shkoi.