E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meidani: “Edi Rama do të na udhëheqë drejt fitores së 28 qershorit”



Ish-Presidenti i Republikës dhe një prej personaliteteve historike të Partisë Socialiste, Rexhep Meidani, ka deklaruar gjatë Konferencës Kombëtare të PS-së për programin se Edi Rama do të jetë fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Meidani tha se vlerat e Partisë Socialiste dhe të kryetarit të saj Edi Rama do të jenë garante të fitores së madhe të 28 qershorit. "Vlerat e Partisë Socialiste dhe Rama do të na udhëheqin drejt fitores më 28 qershor", - u shpreh Meidani. Ish-presidenti tha se Partia Socialiste është më e madhe se vetë politika, pasi ajo bazohet në vlerat kryesore të lirisë dhe demokracisë, si dhe në vlerat dhe aspiratat për të ndërtuar një qeverisje në shërbim të të gjithë shqiptarëve. "Ne dëshirojmë që Shqipëria të ecë në rrugën e përparimit, në të mirë të familjes dhe shoqërisë sonë. Ne dëshirojmë që Shqipëria të ecë në rrugën e progresit duke siguruar arsim, rritje pensionesh, rritje të nivelit të kujdesit shëndetësor dhe më shumë vende pune", - u shpreh Meidani. I pritur me ovacione dhe me emërtimin “President”, ai ftoi në podium Ramën, duke i dhënë librin e rekomandimeve të programit dhe duke e cilësuar atë kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë.

18 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›