Meidani Kriza e Eurozones sjell PS ne pushtet
Ish-presidenti Rexhep Meidani e sheh te veshtire rikthimin e Partise Socialiste ne pushtet nese ajo me pare nuk do te mbledhe rreth vetes forcat e tjera te se majtes. Ne nje interviste ne UTV ai tha se me kete sistem zgjedhor kerkohet bashkim jo vetem brenda forces politike por kerkohet bashkim dhe i forces kryesore politike me forca te tjera me programe te ngjashme me aspirata te ngjashme. Ne kete kuptim une do te thoja qe kete e kuptoi me mire Partia Demokratike dhe Sali Berisha. Ne 2009 me kete lloj sistemi zgjedhor ai afroi te gjitha partite qe ishin te gatshme per te bashkepunuar ne ate Aleance me Partine Demokratike. Kete nuk e ndjeu Partia Socialiste dhe dyshoj qe kjo nuk eshte kuptuar sic duhet nga drejtimi aktual i PS-se. Me tej duke analizuar situaten politike jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Europe Meidani tha se situata aktuale ne Europe eshte nje situate kritike dhe kjo mund ta beje shume me te mundshem kthimin e PS-se ne qeverisje por ne kushte te tilla qeverisja do te jete e veshtire. Me shifrat aktuale akoma nuk duket qe jemi ne kete situate. Gjate intervistes se tij Meidani tha se ka qene dhe do te jete gjithmone i gatshem per te kontribuar ne Partine Socialiste.