E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportojne 12 kandidatet per Avokatin e Popullit. Fituesi me 15 dhjetor

Procedura Zhvillohet seanca degjimore. Komisioni sot nis punen per seleksionimin dhe perzgjedhjen e emrave

Ne daten 15 dhjetor Partia Socialiste do te shpalle kandidaturen fituese per detyren e Avokatit te Popullit te cilen mandej do tia paraqese Parlamentit per te marre miratimin e tij. Kjo eshte bere e ditur nga kryetarja e Komisionit Perzgjedhes per kandidaturat e Avokatit te Popullit deputetja Eglantina Gjermeni dje menjehere pas perfundimit te seances degjimore me 12 emrat qe u shoshiten nga lista fillestare prej 33 pretendentesh. Ne emer te komisionit dua te pershendes dhe te falenderoj 12 kandidaturat per Avokatin e Popullit per prezantimet e tyre vertet dinjitoze. Komisioni do te pergatise nje raport te hollesishem te plote per 12 kandidaturat dhe do te shpalle kandidaturen fituese diten e enjte date 15 dhjetor ne oren 15.30. Ju garantoj ne emer te komisionit qe do te lexojme me vemendje dhe do te diskutojme lidhur me cdo prezantim qe iu dorezua ketij komisioni sot tha ajo. Ne seance kane qene te pranishem edhe disa ambasadore si ai i Danimarkes Karsten Ankjaer Jensen perfaqesues nga OSBE-ja ambasada Brbtanike italiane dhe ai i Bashkimit Europian Ettore Sequi. Po keshtu ne salle ka qene i pranishem edhe kreu socialist Edi Rama dhe deputete socialiste te cilet kane ndjekur prezantimin e platformave nga kandidatet e perzgjedhur. Procesi ne vetvete duket te kete fituar me shume rendesi politike sesa kandidatura fituese qe do te perzgjidhet dhe kjo mund te vleresohet edhe ne deklarimet e Rames ne profilin e tij ne Twitter. Seancen degjimore e ka hapur kandidati Ksenofon Krisafi i renditur i pari per shkak te shortit te hedhur. Nga ana e vet kandidati tjeter Perparim Kabo ka kerkuar qe prezantimi i platformes te behet pa pranine e rivaleve per shkak te mos homologimit te platformave me ide te huazuara. Propozimi eshte pranuar nga komisioni i cili ka administruar te gjithe procesin degjimor. Te gjithe kandidatet ne kohen maksimale te tyre kane prezantuar veten dhe angazhimet e deritanishme njohjen e institucionit te Avokatit te Popullit dhe disa pika mbi konceptin e tyre ne rolin e tij ne te ardhmen. Duhet thene se gara eshte marre shume seriozisht perderisa ne te kane marre pjese figura publike si ish-ministri dhe ish-deputeti Besnik Dervishi profesori i se drejtes Ksenofon Krisafi profesori Perparim Kabo juristi dhe publicisti Igli Totozani ish-zv.ministri Sokol Hazizaj ish-Avokati i Popullit Ermir Dobjani anetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Deshira Subashi apo edhe ish-diplomati Qirjako Qirko etj. Vete Gjermeni por edhe kreu i PS-se Edi Rama kane pranuar veshtiresine e perzgjedhjes se nje figure fituese mes emrave te tille me pervoje. Aq me teper qe ne gare merr pjese edhe ish-drejtuesi i institucionit Ermir Dobjani. Pozicioni i Avokatit te Popullit eshte e drejte propozuese e PS-se ne baze te marreveshjes se arritur se fundmi mes paleve e ku sipas gjasave pushteti po ndahet proporcionalisht. Keshtu guvernatori i bankes eshte nje person i propozuar nga qeveria kreu i ri i Kontrollit te Larte te Shtetit qe nga dita e djeshme me gjase do te jete Bujar Leskaj propozim i Presidentit Bamir Topi ndersa Avokati i Popullit eshte e qarte nje sugjerim i selise roze. Per kete arsye emri qe do te shpallet fitues te enjten perben me shume nje kuriozitet sesa nje perllogaritje politike e per kete arsye procesi ne vetvete e ka permbyllur qellimin e vet. Avokati i Popullit zgjidhet me nje shumice te cilesuar votash ne Parlamentin shqiptar 93 te tilla dhe me kohezgjatje ne detyre prej 5 vjetesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›