Imeraj: Berisha, behu burre dhe pergjigju per 20 padite
Partia Socialiste reagoi dje ndaj akuzave te kryeministrit Sali Berisha, duke i kujtuar serish se e presin 20 padi ne gjykate per te dhene shpjegimet e tij. Permes nje komunikimi me mediat, zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj, i kerkoi kreut te ekzekutivit qe t'u thote shqiptareve, pse ra tuneli i Kalimashit dhe sa duhet te paguajne. "Leri akuzat e shpifjet sa nga nje foltore ne tjetren, behu njehere burre e ik ne prokurori dhe gjykate, ku te presin 20 padi", deklaroi Imeraj. Ajo kerkoi gjithashtu qe Berisha t'u thote shqiptareve pse ua mori tokat banoreve te bregdetit, nga Velipoja ne Konispol dhe cfare lidhjesh ka familja e tij me to e me mijera hektare koncesione per TEC-e e fabrikat e cimentosh. "Leri akuzat e shpifjet sa nga nje foltore ne tjetren dhe dergo ne gjykate e prokurori ministrin tend Fatmir Mediu, mbi te cilin rendojne ende 26 jete te pafajshme, te humbura ne shperthimin e korrupsionit ne Gerdec", kerkoi zedhenesja e Partise Socialiste. Imeraj theksoi se "ai s'duhet te fshihet prapa imunitetit, njesoj si Lulezim Basha, por behu njehere burre e verteto ato akuza monstruoze, qe vetem goja e nje njeriu te semure mund t'i shqiptoje".