Trazira dhe përleshje në nja lagje të Kopenhagenit
Në lagjen “Chirstiania” mund të shohësh shenja të qarta të përleshjeve të protestuesve me policinë, ndërkohë që kjo e fundit ka përdorur helikopterët për të mbikëqyrur zonën.
Rreth orës 22:30, sipas raporteve të agjentëve që ndodheshin në vendngjarje, nga “Christiania” doli një grup të rinjsh duke sulmuar policinë me materiale të forta dhe molotov. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës.
Dëshmitarë në vendngjarje deklaruan se kishin dëgjuar "disa shpërthime", por nuk mund të përcaktonin natyrën e shpërthimeve. Forcat e rendit arritën të mbanin larg shumicën e gazetarëve që mbërritën në vendngjarje.
Një helikopter vazhdimisht fluturonte duke ndriçuar zonën dhe pak pas mesnate një grup të rinjsh u pa të shoqërohej nga policia.
Burime zyrtare nga policia konfirmuan sot në orët e para të mëngjesit se pas përleshjeve të mbrëmshme janë arrestuar rreth 200 persona.
I njohur ndryshe edhe si "Qyteti i Lirë i Christiania", kjo lagje është pjesërisht e vetëqeverisur dhe u themelua në vitin 1971 nga një grup hipi që uzurpuan disa ndërtesa ushtarake të braktisura.