E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meidani: Presidenti i ri, zgjidhet me shumicë të thjeshtë

“Zgjedhja e Presidentit ka shumë shanse të bëhet në raundin e katërt ose të pestë nga një shumicë e thjeshtë parlamentare dhe kjo për shkak të mungesës së bashkëveprimit mes forcave kryesore politike", u shpreh sot ai.

Ai nuk pranoi të bënte komente për figura të përveçme, përfshi edhe Fatos Nanon, që pretendojnë të vijnë në krye të Shtetit.  "Nuk flas për emra dhe nuk kam asnjë opinion konkret për kandidatë konkretë. Dhe arsyeja është e thjeshtë, jo se Nano nuk i plotëson kushtet për të kandiduar si president, por në fund të fundit duhet vota", thotë Meidani.

"Mund të marrësh 20 anëtarë të parlamentit për të kandiduar, por për t'u bërë president, sidomos për tre raundet e para, duhen 84 vota deputetësh dhe për t'u bërë pastaj president në raundin e katërt ose të pestë kërkohen 71 vota. Nëse këto vota mund t'i gjejë atëhere mund të jetë president Nano, një kandidat tjetër ose mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme", u shpreh ai. /Start/

                                                                                             2012-04-25 17:23
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›