Vendoset sot për nisjen e procedurave për presidentin e ri

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme që pritet të zhvillohet në orët e paradites, do të vendoset edhe për kalendarin trejavor.
Procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri do të nisin në fund të muajit maj dhe do të përfundojnë në korrik, kohë kur është edhe afati i fundit për zgjedhjen e Kreut të Shtetit. Në bazë të nenit 87 të Kushtetutës, kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.
Nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë në Kuvend, dhe në raundin e parë, ai mund të zgjidhet vetëm duke marrë 84 vota të deputetëve në Parlament. Por nëse nuk zgjidhet në këtë raund, vijojnë raundet e tjera, ku kërkohet një shumicë e thjeshtë votash prej 71 deputetësh.
Por nëse nuk zgjidhet në votimin e dytë, brenda 7 ditëve zhvillohet një votim i tretë. Kur ka më shumë se dy kandidatë dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë shumicën e kërkuar, brenda 7 ditëve bëhet një votim i katërt ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Në rast se edhe në votimin e katërt asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, bëhet një votim i pestë.
Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë shumicën e kërkuar, Kuvendi shpërndahet dhe brenda 60 ditëve bëhen zgjedhjet e reja të përgjithshme. /Start/
2012-04-26 08:58