E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i ri, Kuvendi diskuton sot nisjen e procedurave të zgjedhjes

Konferenca e Kryetareve / Foto arkiv

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur paraditen e sotme për të miratuar kalendarin dyjavor të punimeve dhe programin dymujor të punimeve të Kuvendit.

Në mbledhje do të diskutohet edhe nisja e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Procedurat parashikohen të nisin në fund të majit, për të përfunduar në fund të korrikut, kur është edhe afati i fundit ligjor për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Në bazë të nenit 87 të Kushtetutës, kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.

Pavarësisht hamendësimeve të medias, as maxhoranca dhe as opozita nuk kanë ende një emër konkret për kandidatin për president të ardhshëm, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të presidentit Bamir Topi. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›