Meidani: Presidenti të shmangë krizën
Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, deklaroi dje se institucioni i kreut të shtetit e ka për detyrë të shmangë çdo lloj krize potenciale edhe për të mos lejuar që kjo krizë të kthehet në një krizë reale. "Mund të jetë një mirëkuptim i drejtë dhe i mirëfilltë mbi faktet e vlerat dhe në këtë rast zgjidhjet janë të thjeshta. Janë zgjidhje teknike dhe kjo mund të bëhet fare lehtë dhe në mënyrë normale. Mund të jetë rasti kur zgjidhjet mund të jenë politike, apo juridike", vlerëson ish-presidenti. Sipas tij, mazhoranca është ajo që duhet të lëshojë dhe të kërkojë kompromisin.
Zoti Meidani, si e komentoni krizën aktuale politike në të cilën ndodhet vendi?
Natyrisht që është një situatë e pakëndshme kjo e kësaj krize në politikë. Besoj për të gjithë shqiptarët, pavarësisht deklaratave politike të dyanshme. Është një situatë që unë shpresoja se do të ishte kapërcyer para festave të fundvitit. Le të shpresojmë të paktën që mund të gjendet një zgjidhje e kënaqshme për të dyja palët.
Kush duhet ta gjejë një zgjidhje dhe kush e ka përgjegjësinë për këtë situatë?
Përgjithësisht është shumica ajo që lëshon. Në situata të tilla mendoj se është shumica ajo që duhet të nisë kompromisin dhe të gjejë gjuhën e zgjidhjes. Shumica nis kompromisin dhe e realizon atë.
Cila mund të jetë zgjidhja e kësaj krize politike sipas mendimit tuaj?
Mund të ketë kokëfortësi për të shmangur transparencën, por mund të ketë në një moment të caktuar edhe një kuptim të drejtë të kësaj transparence, një mundësi për hapjen e kutive. Kjo nuk mendoj se do të ndryshojë situatën e tanishme politike, por të paktën do të eliminojë bojkotin e mëtejshëm parlamentar.
Zoti Meidani, le t‘i referohemi gjuhës së përdorur nga politikanët. A është e drejtë dhe e duhur, apo është një gjuhë e ashpër?
Natyrisht nuk është një gjuhë normale, një fjalor normal, nuk është as qytetare, nuk është as demokratike dhe as europiane. Është një gjuhë që rrezaton vetëm negativisht në shoqërinë shqiptare.
Në rast se do të ishit aktualisht President, cili do të ishte qëndrimi juaj ndaj kësaj situate?
Nuk më pëlqen të marr një pozicion, që në një mënyrë apo tjetër lidhet me detyrën e Presidentit. Por institucioni si një institucion i unitetit të popullit e ka për detyrë të shmangë çdo lloj krize potenciale, edhe për të mos lejuar që kjo krizë të kthehet në një krizë reale, sepse në gjykimin tim ka dy mënyra mirëkuptimi mbi faktet dhe vlerat. Mund të jetë një mirëkuptim i drejtë dhe i mirëfilltë mbi faktet e vlerat dhe në këtë rast zgjidhjet janë të thjeshta. Janë zgjidhje teknike dhe kjo mund të bëhet fare lehtë dhe në mënyrë normale. Mund të jetë rasti kur zgjidhjet mund të jenë politike, apo juridike dhe në qoftë se këto tri variante, teknike politike dhe juridike nuk japin një rezultat, atëherë kriza mund të zbërthehet më tej, duke u thelluar deri në gjirin e popullsisë. Këtë jo vetëm nuk e meritojnë shqiptarët, por kjo vetëm e dëmton shoqërinë shqiptare dhe procesin integrues të Shqipërisë.
J.Dhimitri