Si m‘u dogj gruaja nga shpërthimi i Gërdecit
Babë e bir, Mustafa e Vasil Laçi, punëtorë të fabrikës famëkeqe të Gërdecit, kanë treguar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda tmerrin që përjetuan nga shpërthimi i 15 marsit 2008. Ata detajuan para gjykatës mënyrën e djegies së Nafie Laçit. "Pamë një flakë të madhe 10 metra larg vendit ku punonim, aq të madhe sa të tre, gruaja, djali dhe unë vrapuam ku të mundnim. Bashkëshortja u dogj dhe e mora në krahë", tregoi Mustafai. Ai shtoi se nuk do të futej kurrë në një punë të tillë, ku demontimi kryhej në kushte primitive, por hallet e detyruan të punonte me armët dhe në kushte shumë të vështira. Para se të hapej fabrika e Gërdecit punonte në një polici private, pasi kishte mjaft probleme ekonomike. Më 24 janar të vitit 2008 ka shkuar në Vorë te kunati i vet, i cili i tregoi se në periferi të Gërdecit ishte hapur një punishte që demontonte municion. Fillimisht ka takuar Dritan Minxollin dhe pasi bëri të gjitha pazaret e mori në punë. Së bashku me një shtetas të quajtur Vangjel e mësuan se si të demontonte municion. Ai tha se nuk ishte i pajisur me asnjë licencë për demontimin dhe gjithashtu nuk kishte një rregullore në fabrikë. Shtoi se në procesin e demontimit kishte punuar tetë orë dhe ka punuar së bashku me bashkëshorten Nafie Laçi dhe me djalin Vasil Laçi. Ata çmontonin fishekë e predha dhe rrogën e merrnin në fund të muajit. Ditën e ngjarjes kishte qenë duke nxjerrë barutin nga disa predha dhe së bashku me djalin e bashkëshorten kishin formuar një grup që merrej me demontimin. Më 15 mars 2008, në sheshin që hapeshin predhat, në fushë, mund të kenë qenë rreth 150 persona të ndarë me grupe dhe deklaroi se nga ngjarja ka humbur bashkëshorten Nafie Laçi dhe vetë është dëmtuar në qafë, sy e veshë. Bashkëshortja u shtrua dhe ndërroi jetë në spitalin e Brindisit në Itali, ndërsa vetë qëndroi 30 ditë në Spitalin Ushtarak.
Puna në fabrikë
Duke iu rikthyer momenteve të punës, do të deklaronte se transporti i barutit realizohej me karroca hekuri që tërhiqeshin me dorë dhe lart tyre vendoseshin qeset e barutit që shkonin në magazinë. Karrocat dëmtoheshin te kushinetat e dorezat gjatë procesit të demontimit dhe rregulloheshin në një vend në Shkozet. I pyetur nëse gjatë punës mund të ishte dëmtuar ndonjë person tjetër, Mustafa Laçi do të deklaronte se vetë nuk kishte parë asnjë gjë. Ai tha se në punishte kishte parë vetë Delijorgjin, ndërsa fabrika drejtohej nga drejtori Dritan Minxolli dhe brigadier ishte një shtetas me emrin Vangjel. Ai është pyetur nëse ka pasur rregullore dhe i është përgjigjur që jo, ndërsa në punishten e demontimit kishte një vend për të pirë cigare. Më pas prokurori Petrit Bica e ka pyetur dëshmitarin nëse në fabrikë kishte makineri që realizohej demontimi, ndërsa Laçi deklaroi se predhat demontoheshin në një pjesë të betontë, që kishte një vrimë në mes. Në atë vend vendosej predha.
Dita e ngjarjes
"Rreth orës 12 pa 10 minuta vura re një flakë. Kam qenë rreth 10 metra larg. Flaka ka rënë nga porta që po hynim dhe në këtë moment kam parë vetëm flakën. Mora menjëherë bashkëshorten para, ndërsa djali u largua me vrap nga të mundte. Në momentin që dola nga jashtë më mori flaka para. Bashkëshorten e kapi flaka e madhe. Hoqa xhaketën e vura në fytyrë dhe dola jashtë me vrap. Dikush më tha se ke gruan pas. Jam kthyer dhe e kam marrë në krahë rreth 200 metra. E kam zhveshur, pasi kishte marrë flakë. Shkova në një vend afër kontejnerëve. Hoqa rrobat e mia dhe ia vesha gruas. Nuk dija nga të shkoja, pasi nuk i njihja shtigjet për në mal. Në këtë moment ndodhi edhe shpërthimi i dytë që na hodhi 30 metra më larg. Rashë pa ndjenja së bashku me bashkëshorten. Nga ngjarja jam plagosur. Pas dy-tri orësh erdhi RENEA e na mori duke na çuar në spital", tregoi dëshmitari. Ai është pyetur edhe nga Dritan Minxolli, që e ka kundërshtuar për disa detaje.