E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meidani Protestat nuk jane me alternative

Shtohen zerat ne grupin e PS per pjesemarrjen e votimit te ligjeve

Nisja e paralajmeruar e protestave opozitare ka zgjuar serish zera alternative. Nje nga njerezit me te njohur te saj ish-Presidenti Rexhep Meidani deklaroi dje per Tv ALSAT se rimarrja e aksionit te rruges nuk mund te jete opsion i pershtatshem ne kushtet aktuale per Partine Socialiste. Nuk mendoj se protestat jane zgjidhje ato realizuan pjesen e rritjes se ndjeshmerise politike te brendshme dhe te jashtme. Perseritja e tyre nuk me duket rezultative madje jane shprehje e nje konsumi te panevojshem politik deklaroi ai. Edhe pse nje riperseritje e apelit te bere me kohe tanime alternativa e luftes institucionale mbetet shume e arsyetuar nga mjaft personalitete te jetes politike te PS. Mjafton te nenvizohet se edhe balancimi i situates politike ne vend me crast PS po integrohet me nje kredo te re para opinionit eshte me shume pasoje e pjesemarrjes ne Parlament sesa e presionit te bere nga rruga. Gjithsesi kritika e Meidanit mbetet ne aspektin mediatik dhe deri me tani grupi i kundershtareve te vijes zyrtare te selise roze ende nuk ka formuluar nje alternative reale per te mundesuar institucionalizimin e nje mendimi ndryshe. Po ne kete kontekst vleresimi eshte shprehur ish-presidenti edhe per sa u perket problemeve te hasura ne marredheniet President-Parlament pjese e te cilit eshte edhe opozita. Ne qofte se mungon ky konsultim ky nderveprim i zakonshem midis dy institucioneve te Presidentit dhe Parlamentit ku pjese kryesore eshte dhe grupi parlamentar i PS. Pa kete do te ndeshim ne te njejten loje politike disa emra do pranohen disa jo dhe ngerci institucional mundet te zgjase me tej vijoi Meidani. Sipas tij debatet e lindura per emerimin e anetareve te Gjykates se Larte dhe Kushtetuese ishin nje mundesi faktorizimi per opoziten. Si nje pol me rendesi i vendimmarrjes politike selia roze zoteron ne veshtrimin e tij instrumente presioni permes te cilave artikulohet me mire edhe mendimi i saj pa mohuar frenimin e aventurave te shumices se drejtuar nga Sali Berisha. Lidhur me kete aspekt me interes eshte diskutimi i fundit i zhvilluar ne mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist ku prej shume deputeteve eshte kerkuar aktivizimi maksimal i PS ne seancat plenare. Thene ndryshe opsioni i mbajtur deri me tani per bojkot te vendimmarrjes ka nisur te vihet perballe presioneve per ushtrim te se drejtes se votes pavaresisht se ajo ne teresi do te duhet te jete kunder nismave te qeverise. Nje evoluim mendimi ky qe merr ne konsiderate shqetesimet e shprehura per mangesine qe krijon mungesa ne Parlament ku pervec nismave problematike te shumices ekziston edhe ceshtja e zbatimit te procedurave nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Te mbetura gjithnje ne fazen e propozimeve pretendimet e disa deputeteve socialiste per pjesemarrje te plote ne Parlament ka si risi se ajo nuk bie me ne konflikt me vijimin e protestave. Nje opozite ka perhere te drejte te protestoje aq me shume po te mbahet parasysh situata e tanishme ku raste te korrupsionit po zbulohen perdite dhe ku pakenaqesia eshte rritur tha per Shqip deputeti Marko Bello.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›