E Diel, 1 Nëntor 2026

Catherine Ashton mbërrin në Prishtinë: Kosova ka perspektivë të qartë Evropiane

27-05-2011 / Gazeta 55

Sundimi i rendit dhe qetësisë, çështja më e rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e tyre

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka mbërritur sot në Prishtinë në kuadër të një vizite zyrtare.
Gjatë takimit me kryeministrin, Hashim Thaci dhe me anëtarët e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton ka thënë se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane. Eshton është përqendruar më shumë në kërkesën për sundimin e rendit dhe ligjit, duke e cilësuar atë si element kryesor për integrimin e Kosovës në BE.
“Sundimi i rendit dhe ligjit është çështja më e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, për qytetarët e saj dhe element kryesor në ambiciet e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye jam sot këtu të ju falendëroj dhe kërkoj bashkëpunim të ngushtë me misionin e Eulexi-t. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ta mbështesni këtë mision dhe ta dinë rëndësinë e punës që po bën”, tha ajo.
Ndërkaq, udhëheqësja e ekipit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri tha se vizita e shefes së diplomacisë evropiane Kethrin Eshtion, është një shtytje për dialogun Prishtinë- Beograd. Ajo tha se shumë shpejt pritet të miratohet një pako e marrëveshjeve me Serbinë, për çështjet që janë diskutuar deri tani në Bruksel. Por nuk saktësoi se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.
Tahiri tha se e kanë siguruar kryediplomaten evropiane se pala kosovare do të mbetet e përkushtuar drejt zgjidhjeve, që janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve. Zonja Tahiri vlerësoi se palët në dialog kanë arritur përparim dhe procesi është shumë afër arritjes së marrëveshjeve në lëvizje të lirë, telekomunikacion etj.
Baronesha Eshton do të ketë një drekë pune me kryeministrin, Hashim Thaçi dhe disa ministra në qytetin e Prizrenit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›