E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varshavë, Topi darkë pune me Obamën

VARSHAVË- Presidenti shqiptar Bamir Topi i ndodhur në Varshavë ku merr pjesë në Samitin e 17-të të Presidentëve të Evropës Qendrore, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një darkë punë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit të Presidencës, sipas së cilës, presidenti Topi në këtë darkë i ka shprehur mirënjohjen homologut amerikan për përkrahjen që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë në integrimin euroatlantik.

Ndërsa Obama citohet të këtë thënë gjatë kësaj darke, se vlerëson realitetin e ri gjeopolitik, ndërsa shprehet se mbarë rajoni duhet të integrohet në BE.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›