E Diel, 1 Nëntor 2026

Meidani do të shkojë në selinë e PS për të mundësuar takimin Rama-Meta

Nga L.Progni

Dje është zhvilluar në hotel “Tirana” një takim midis pesë të urtëve të së majtës shqiptare, Rexhep Meidani, Servet Pëllumbi, Sabit Brokaj, Dritëro Agolli dhe Moikom Zeqo. Të koordinuar nga nënkryetari i LSI, Sabit Brokaj, grupi i të urtëve ka diskutuar në takimin e djeshëm për të vendosur se cilat do të jenë rrugët që ata do përdorin për të bashkuar të majtën e përçarë në dy krahë, të drejtuar përkatësisht nga Edi Rama i PS dhe Ilir Meta i LSI. Pesë ish-zyrtarët e lartë të PS janë konsideruar gjithnjë me peshë specifike brenda së majtës, ndaj dhe ky ndikim dhe kjo peshë e tyre në zhvillimet politike të së majtës do të jetë në provë pikërisht në këtë moment, kur prej tyre pritet bashkimi i së majtës gjashtë muaj para zgjedhjeve. Grupi i të urtëve do të përballet me Edi Ramën, ku dhe do të provohet, nëse ata e kanë ende pushtetin e tyre në të majtën shqiptare. Kjo do të provohet në përballjen e tyre me Edi Ramën, i cili duhet të vendosë, nëse do të takohet me Ilir Metën për të rishikuar Kodin Elektoral apo do të refuzojë edhe pesëshen e hershme të PS. Në këto ditë tentativash për negociata, do të shihet gjithashtu, nëse do të vlejë logjika e pozicionimit të individëve në politikë, sipas standardeve që përcaktojnë politikën e re dhe atë të vjetër, se në cilën nga këto dy kategori do të pozicionohen prej Ramës pesë emrat që kanë histori të përbashkët me PS e 18 viteve të fundit.

Rexhep Meidani, ish presidenti i qeverisjes socialiste, është përzgjedhur nga pesë ish-themelues të PS që të zhvillojë një takim me kryetarin e PS, Edi Rama. Në këtë takim pritet që Meidani t’i paraqesë Ramës kërkesën për një takim me Ilir Metën dhe nisjen e negociatave ndërmjet tyre për të mbërritur në një marrëveshje parazgjedhore, e cila nënkupton që do të nisë me rregullimet në Kodin Elektoral.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›