Ndahet nga jeta ish-drejtori i Policisë, Berisha e Topi mesazhe

Ai u nda nga jeta dje në moshën 56 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Në ceremoninë e zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, mori pjesë edhe kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideroi atë së shërbëtor të përkushtuar të shtetit dhe vendit.
Berisha, ngushëlloi familjen dhe vlerësoi kontributin e dhënë të Mehjat në strukturat më të larta të shtetit. “Me këtë rast, unë shpreh ngushëllimet më të thella familjes Mehja, miqve dhe të afërmeve të tij, të gjithë Policisë së Shtetit, pasi sot përcjellim për në banesën e fundit një prind shembullor, një qytetar të shkëlqyer, një shërbëtor të ndershëm dhe të vendosur të vendit dhe të shoqërisë shqiptare, një drejtues të talentuar të policisë. Edhe njëherë, ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehja”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë, edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi, dërgoi mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Mehës. “Humbja e njërit prej drejtuesve më profesionistë e më të përkushtuar të Policisë së Shtetit, Astrit Mehjës, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë dhe kolegët, për shtetin dhe për të gjithë shtetasit shqiptarë. Jeta dhe vepra e Astrit Mehjës është tregues i sakrificës dhe profesionalizmit, i cili me punën e tij dhe misionin e përditshëm e të vështirë, iu përkushtua mbrojtjes së rendit dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve shqiptarë”, shkruan kreu i shtetit. /Start/
2011-12-18 12:42