MekFol: I befasuar nga anti-amerikanizmi në Rusi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, Majkël MekFol, thotë se ishte i befasuar me anti-amerikanizmin ne Rusi, të cilin e kishte hasur që në momentin e marrjes së postit prej tij, në fillimin e 2012-tës.
“Ishte befasuese se atje kishte aq shumë anti-amerikanizëm, pasi ne mendonim se ne po ndërtonim një llojn tjetër të marrëdhënieve”, tha ambasadori MekFol në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Majkël MekFol ishte cak i kritikave të gjëra në Internet në Rusi dhe në televizionin shtetëror, pasi ishte takuar me aktivistët e shoqërisë civile dhe me politikanët opozitarë në muajin janar.
Ai, më tej tha se “për fat të keq, atje nuk ka mbështetje vendëse” në Rusi për organizatat e shoqërisë civile, prandaj ato duhet të kërkojnë fonde nga perëndimi.
Ambasadori MekFol tha se është në interes kombëtar të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, që Rusia të ketë “shoqëri civile të fuqishme”.